A do të largohet nga City, Guardiola

  • A.P /
  • 07 February 2023 - 22:00
A do të largohet nga City, Guardiola

Pep Guardiola kishte deklaruar vite më parë se nëse do të largohej nga futbolli me klube, do të donte të emërohej trajner i Anglisë.

Spanjolli ka pranuar prej kohësh se ideja për t’u bërë trajner i Tre Luanëve në të ardhmen është tërheqëse.

Skuadra e tij. Manchester City po përballet me më shumë se 100 akuza për shkelje të rregullave financiare pas një hetimi katërvjeçar.

Dhe ish-trajneri i Bayern Munichut pretendoi më parë se do të largohej nga Citzens nëse pronarët e klubit e gënjejnë ndonjëherë në lidhje me shkeljet e rregullave.

Dhe kur të arrijë dita që ai përfundimisht largohet, pozita te Tre Luanët do të ishte më tërheqëse për të se të kalonte tek ndonjë klub tjetër, raporton SunSport.

Guardiola aktualisht është nën kontratë me Cityn deri në vitin 2025, por nëse shpallet klubi fajtor, ai me gjasë do të largohet.

Ndërkohë, Southgate nënshkroi një rinovim kontrate deri në vitin 2024 si trajner i Anglisë, ndërsa ka konfirmuar se do të qëndrojë deri në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)