Messi mungon në ndeshjen kundër Bayernit

  • A.P /
  • 10 February 2023 - 16:29
Messi mungon në ndeshjen kundër Bayernit

Lionel Messi, i dëmtuar me PSG-në në ndeshjen e Kupës së Francës kundër Marseille, do të mungojë në ndeshjen e nesërme të kampionatit në fushën e Monakos.

Prania e tij në ndeshjen e madhe të së martës ndaj Bayern Munich në Champions League nuk është e sigurt.

Trajneri parizian, Christophe Galtier, ka folur rreth Messit në konferencë për shtyp.

“Kundër Marseille, Messi u godit rëndë në muskujt e kofshës dhe ka probleme. Ai do të jetë jashtë edhe për 48 orë, pastaj do të stërvitet të hënën. A do të luajë kunër Bayernit? Tani për tani mund të them se ai nuk do të jetë atje kundër Monakos, por më pas, siç thashë, ai do të stërvitet të hënën.

Prandaj nuk mund të caktojmë një afat kohor se kur do të kthehet”, është shprehur Galtier.

(Kosova Sot Online)