Messi dhe Verratti të gatshëm për ndeshje

  • A.P /
  • 12 February 2023 - 17:40
Messi dhe Verratti të gatshëm për ndeshje

Lionel Messi dhe Marco Verratti pritet të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Bayern Munichit, në Ligën e Kampionëve.

Sipas mediumit francez, “TF1”, që ishin të pranishëm në terrenin stërvitor “Camp des Loges” këtë mëngjes, Messi dhe Verratti duhet të jenë të aftë për t’u përballur me kampionët gjermanë në 1/8 e finales

Sulmuesi argjentinas mungoi në ndeshjen e së shtunës, kundër Monacos, shkaku i lëndimit që pësoi në ndeshjen paraprake në Kupën e Francës, kundër Marseilles, në mesjavë.

Ndërkohë, mesfushori italian ka humbur një pjesë të madhe që pas Kupës së Botës për shkak të një dëmtimi muskolor.

Ai i mungoi parisienëve në ndeshjet ndaj Monacos, Toulouse dhe Montpellierit.

“TF1” raportoi gjithashtu se futbollistët e PSG-së kanë bërë thirrje për unitet përpara ndeshjes ndaj “Bavarzëve”, pasi u raportua se kishte së fundmi tensione mes klubit dhe tifozëve.

Ndeshja e parë mes Paris Saint-Germainit dhe Bayernit do të zhvillohet më 14 shkurt, në “Parc des Princes”.

(Kosova Sot Online)