Interi ndalet me barazim

  • A.P /
  • 13 February 2023 - 22:55
Interi ndalet me barazim

Pas dy fitoreve radhazi, Interi regjistroi sonte një barazim në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi ndau pikët me Sampdorian, në javën e 22-të.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Luigi Ferraris” u mbyll baras dhe pa gola.

Interi pas këtij barazimi ka 49 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, tani me 15 pikë më pak se lideri, Napoli.

Sampdoria mbetet në pozitën e parafundit (19) me 11 pikë të grumbulluara.

Interi në javën e ardhshme e pret Udinesen, kurse Sampdoria takohet me Bolognan.

(Kosova Sot Online)