Alba: Gjithçka ishte më e lehtë me Messin

  • A.P /
  • 14 February 2023 - 16:20
Alba: Gjithçka ishte më e lehtë me Messin

Jordi Alba e pranon se gjithçka ishte më e lehtë kur Lionel Messi ishte në Barcelonë.

Mbrojtësi i majtë spanjoll dhe sulmuesi argjentinas kaluan shumë kohë së bashku në Camp Nou duke fituar trofe të shumtë me gjigantin katalunas.

Ata madje ishin produkte të akademisë La Masia, ndërsa shtatë herë fituesi i Topit të Artë u largua nga Katalunia në verën e vitit 2021 për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit.

“Ne e kuptonim njëri-tjetrin në mënyrë perfektë, ai ma pasonte topin në kohën e duhur. E patëm formuar një dyshe mjaft të mirë. Me të, gjithçka ishte më e lehtë. Thuajse të gjithë asistimet e mia ishin për të, e kujtoj që i pari ishte në El Sadar. Në krejt aspektet e lojës, ai është më i miri”, deklaroi Alban ë “Universo Valdano”

Messi e “blindoi” epitetin e lojtarit më të mirë në histori të futbollit kur e fitoi Kupën e Botës në Katar në pjesën e dytë të vitit 2022.

“Krejt fansat e futbollit donin që ta fitonte Leo, për atë që e ka bërë ai, për atë që ka vuajtur dhe për krejt ato që ia ka dhënë futbollit, sepse ai gjithmonë e donte atë kupë”, përfundoi Alba.

(Kosova Sot Online)