Sarri lavdëron Krasniqin

  • A.P /
  • 15 February 2023 - 17:51
Sarri lavdëron Krasniqin

Lazio do të përballet me ekipin rumun, Cluj në fazën e parë të nokautit në Ligën e Konferencës.

Për Cluj luan futbollisti kosovar, Ermal Krasniqi, që po tregon paraqitje mjaft të mira

Para ndeshjes së nesërme, trajneri i Lazios Maurizio Sarri foli për takimin dhe veçoi Krasniqin

“I kam parë ndeshjet e fundit të Cluj, ku ata janë kushtëzuar nga moti i ftohtë. Kishte edhe fushë të ngrirë, borë dhe erëra të forta. Cluj ka dy-tre lojtar të nivelit të lartë duke e përfshirë këtu edhe të talentuarin Krasniqi, i cili duket si lojtar i gatshëm për të luajtur kudo”, tha Sarri.

Ndeshja mes Lazios dhe Cluj zhvillohet nesër nga ora 21:00. 


(Kosova Sot Online)