Skandal i madh tek Barça, katalunasit akuzohen se u favorizuan në penallti dhe në kartonë të kuq

  • S.A /
  • 16 February 2023 - 15:00
Skandal i madh tek Barça, katalunasit akuzohen se u favorizuan në penallti dhe në kartonë të kuq

Më shumë se 30 pagesa për një shumë të përgjithshme prej 1,6 milion eurosh. Barcelona ka përfunduar në “stuhi” për raportet me Enriquez Negreira, ish-zëvendës president i Komisionit Teknik të Referëve në Spanjë, shkruan “Kosova Sot Online "

E përditshmja spanjolle “Marca” ka nxjerrë sot statistika interesante: në tre sezonet kur janë realizuar pagesat (nga sezoni 2015/16 deri në 2017/18), balanca e penalltive dhe i kartonëve të kuq është i lartë: 33 penallti në favor dhe 3 kundër (+30), 23 kartonë të kuq për kundërshtarët dhe 4 për lojtarët “Blaugrana (-19).

Numrat, rastësisht apo jo, kanë rënë në mënyrë drastike në sezonet e fundit, kur ka përfunduar bashkëpunimi me Negreiran: nga edicioni 2018/19, katalunasit i kishin në favor 31 penallti, ndërsa 19 i kishin kundër (+12), derisa kartonët e kuq janë rritur në 20 te lojtarët e Barçës, kurse në të njëjtën periudhë rivalët janë ndëshkuar 24 herë (-4). 

(Kosova Sot Online )