Federata angleze nis hetim për sjelljet arrogante në ndeshje, De Bruyne u gjuajt me shishe nga tifozët e Arsenalit

  • S.A /
  • 16 February 2023 - 15:25
Federata angleze nis hetim për sjelljet arrogante në ndeshje, De Bruyne u gjuajt me shishe nga tifozët e Arsenalit

Kevin de Bruyne ishte njëri prej protagonistëve të mëdhenj të sfidës së luajtur në “Emirates” mbrëmë, ku Manchester City fitoi me rezultat 3:1 ndaj Arsenalit. Ylli belg e shënoi golin e parë të “Citizens” dhe më pas ishte protagonist i një përplasjeje me Mikel Artetan, të cilin e shtyu pasi trajneri spanjoll e largoi me këmbë topin që donte ta kapte belgu. Por, jo vetëm kaq, raporton mediumi britanik “Sky Sports UK”, përcjell “Kosova Sot Online".

Federata Angleze e Futbollit e ka nisur një hetim për gjësendet, mbi të gjitha shishet plastike të hedhura në drejtim të përfaqësuesit belg nga ana e tifozëve të Arsenalit, derisa ai ishte duke u larguar nga fusha pasi ishte zëvendësuar. Pra, “Gunners” pritet të gjobiten për këtë veprim të tifozëve të tyre, të cilët ishin të revoltuar pasi skuadra e tyre po humbiste nga kampioni aktual i Anglisë. 

(Kosova Sot Online )