Fundjava sjell xhiron e 20-të në Superligë

  • S.A /
  • 17 February 2023 - 12:06
Fundjava sjell xhiron e 20-të në Superligë

Këtë të shtunë dhe të diel, në program është xhiroja e 20-të e Superligës në futboll. Të shtunën zhvillohen tri ndeshje, derisa të dielën dy të tjera, përcjell "Kosova Sot Online".

Llapi që e nisi me fitore edicionin pranveror, në shtëpi këtë herë e pret Trepçën’89 që befasoi Dritën.

Dallimi mes tyre është vetëm një pikë, më mirë qëndrojnë llapjanët të gjashtit.

Drita kërkon këndjellje, në shtëpi e pret Dukagjinin. Skuadra nga Klina hyn në këtë përballje e super motivuar pas asaj fitoreje të shumë përfolur ndaj Prishtinën.

Gjilanasit do kërkojnë pikët e plota, në mënyrë që të mos ngecin më shumë karshi liderit. Ata momentalisht janë të dytit me 38 pikë, tre më pak se kryesuesit. Në krahun tjetër, klinasit janë të pestit me 25 pikë.

Sfida e fundit e së shtunës është ajo mes Ferizajt e Prishtinës. Ferizajasit morën një pikë në udhëtim te Gjilani, por janë në gjendje tejet të keqe në tabelë, pasi e mbyllin atë. Në krahun tjetër, kryeqytetasit gjenden në vendin e katërt me 27 pikë.

E diela sjell dy përballje. Ballkani kërkon fitore në shtëpi te Drenica dhe vazhdimësinë pozitive drejt mbrojtjes së titullit kampion. E drenicasit pësuan në shtëpi javën e kaluar dhe kërkojnë këndjelle që të largohen nga pozita e tetë.

Gjilani-Malisheva është sfida e fundit e javës së 20-të. Gjilanasit që humbën dy pikë e fituan vetëm një janë të tretit dhe në rrezik për humbjen e vendit të tretë. Malisheva me në krye Bylbyl Sokolin janë në zonën e kuqe, të parafundit, dhe me një fitore mund t’i ikin kësaj pozite. 

(Kosova Sot Online )