Marrëveshja franko-gjermane nuk i trajton fare krimet dhe gjenocidin serb, është marrëveshje për ndarjen e Kosovës me themelimin e asociacionit

Marrëveshja franko-gjermane nuk i trajton fare krimet dhe gjenocidin serb, është marrëveshje për ndarjen e Kosovës me themelimin e asociacionit
Marrëveshja franko-gjermane nuk i trajton fare krimet dhe gjenocidin serb, është marrëveshje për ndarjen e Kosovës me themelimin e asociacionit

Muhamet Kelmendi

  • 17 February 2023 - 07:42

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Ku mbeti dëmi i luftës! Mbi 13 mijë civil u mbytën nga shteti serb. Ata nuk theksohen fare në marrëveshje. Mbi 150 mijë objekte janë shkatërruar me dëme mbi 30 miliardë euro. Për përdhunimet e grave, vajzave dhe deri edhe të burrave nuk ka asnjë pasus në marrëveshje. Nuk ka përgjegjësi. Fare nuk përmenden. Tamam sikurse të kishim një shtet përball që nuk ka përgjegjësi politike, penale, ekonomike dhe gjenocidiale.

-Marrëveshja franko-gjermane, sidomos aneks marrëveshja, nuk siguron asgjë de-fakto dhe as de-jure për Republikën e Kosovës. Tërë marrëveshja e ka bazën tek pranimi nga Republika e Kosovës dhe te organizimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe të ndërtimit de-jure të statusit politiko-organizativ dhe ekzekutiv të asociacionit. Çështje tjetër në marrëveshje është garancitë për kishën ortodokse serbe në Kosovë, me pretendimet, se kisha ortodokse serbe në Republikë qenka në rrezik. Këtu kërkohet të ketë status të veçantë kisha me mbrojtje juridike. Tamam sikur ato të rrezikohen nga shqiptarët.

Ndërsa, çështja de-fakto e pranimit të dy vendeve është qesharake. Dy vendet de-fakto ekzistojnë. Këtë nuk ka fare nevojë ta pranon Serbia. Integrimet në kuadër të mekanizmave ndërkombëtar nuk varet nga Serbia as nga BE. OKB-a nuk merr frymë nga BE. Çka ka tjetër marrëveshja? Asgjë për Republikën e Kosovës. Ku mbeten shqiptarët e mbytur dhe që janë diku nëpër Serbi! Ku mbeti dëmi i luftës! Mbi 13 mijë civil u mbytën nga shteti serb. Ata nuk theksohen fare në marrëveshje. Mbi 150 mijë objekte janë shkatërruar me dëme mbi 30 miliardë euro. Për përdhunimet e grave, vajzave dhe deri edhe të burrave nuk ka asnjë pasus në marrëveshje. Nuk ka përgjegjësi. Fare nuk përmenden. Tamam sikurse të kishim një shtet përball që nuk ka përgjegjësi politike, penale, ekonomike dhe gjenocidiale. Marrëveshja mund të detyrohet që të nënshkruhet nga Kosova.

Mirëpo, populli shqiptar kurrë këtë marrëveshje nuk do të pranon si të veten. Nuk do të harrohen kurrë vrasjet, masakrat dhe gjenocidi serbomadh. As përdhunimet nuk harrohen kurrë. Për këto çështje shqiptaret janë shumë të ndjeshëm. Duket se vetëm emrin e ka franko-gjermane, sepse de-fakto është marrëveshje franceze, pasi që u arrit të ndahet Kosova sipas qëndrimit francez. Me këtë marrëveshje u mbrojt ndarja e copëtimi i shqiptarëve që e bënë në Konferencën e Ambasadorëve të vitit 1913. Këtë e provon ndarja e Kosovës me asociacion. Po si atëherë edhe tash do të angazhohen shqiptarët për territoret e veta dhe të drejtat legjitime. Prandaj, kurrë nga populli nuk do të pranohet marrëveshja.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".