A do të rikthehet Messi në Barcelonë?

  • A.P /
  • 17 February 2023 - 15:34
A do të rikthehet Messi në Barcelonë?

Aktualisht, Leo Messi nuk ka arritur ende marrëveshje me ndonjë klub, kur po shkon drejt përfundimit të kontratës me PSG-në.

Kontrata e argjentinasit me klubin francez përfundon në qershorin e këtij viti.

Babai i Messit, që njëherit është edhe agjenti i tij, Jorge Messi ka folur në lidhje me rikthimin e tij potencial në Barcelonë.

“Nuk mendoj se Leo do të rikthehet në Barcelonë. Kushtet nuk janë. Nuk kemi folur me presidentin Joan Laporta, nuk ka asnjë propozim nga Barcelona”, tha ai.

(Kosova Sot Online)