Mbappe kërkon nga Hakimi që t’i bashkohet atij në Madrid

  • S.A /
  • 20 February 2023 - 13:18
Mbappe kërkon nga Hakimi që t’i bashkohet atij në Madrid

Kylian Mbappe është i vendosur t’i bashkohet Real Madridit në verën që po vjen. Kohëve të fundit po spekulohet se ylli francez do të largohet nga Paris Saint-Germaini me të përfunduar sezoni aktual pasi do të përfundojë klauzola e vendosur për kontratën e tij. Dhe, nënkampioni i botës po mendon qysh tash për jetën e tij të re në kryeqytetin spanjoll, përcjell "Kosova Sot Online".

E madje, ish-futbollisti i Monacos nuk dëshiron të shkojë i vetëm në “Santiago Bernabeu”, shkruan “Football Espana”. 

Njëri prej futbollistëve më të mirë në botë po planifikon ta marrë me vete edhe mbrojtësin e djathtë, Achraf Hakimi, i cili e ndihmoi Marokun që të shkonte deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Për ish-futbollistin e Interit në fakt do të bëhej fjalë për një rikthim në Madrid, ku kishte luajtur për një kohë të shkurtër. Reali ka nevojë për mbrojtës krahu dhe Hakimi mund ta mbulojë me plot sukses krahun e djathtë. E Mbappe, i cili vendosi ta vazhdonte karrierën në Paris duke nënshkruar kontratë te re verën e kaluar, shpreson ta vazhdojë karrierën në klubin e ëndrrave të tij, edhe pse presidentit Florentino Perez i ka mbetur hatri për atë që u quajt si një tradhti vitin e kaluar.

(Kosova Sot Online )