Një krim tronditës i sportistit: E vrau ish-të dashurën e tij duke e goditur 17 herë me thikë

  • S.A /
  • 20 February 2023 - 12:39
Një krim tronditës i sportistit: E vrau ish-të dashurën e tij duke e goditur 17 herë me thikë

Dwayne Hellere Jr e ka futur veten në telashe të mëdha. Ish-garuesi i sporteve të përziera marciale mund ta kalojë krejt jetën në burg. Në fakt, ish-luftëtari i MMA-së po akuzohet se e ka ther me thikë plot 17 herë ish të dashurën e tij, transmeton "Kosova Sot Online". 

Më pas, i akuzuari për vrasje të rëndë thuhet se e ka futur trupin e saj në dollap, pas një debati të ashpër në mes tyre të bërë në Tennessee në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më saktësisht jashtë shtëpisë së viktimës, ku po jetonte me prindërit e saj. 24 vjeçarja Irene Torres thuhet se ishte duke u kthyer në shtëpi nga puna dhe ish i dashuri i doli në pritë.

664843

“Ai e ka tërhequr zvarrë dhe e ka goditur vazhdimisht me thikë para shtëpisë së prindërve”, tha motra e madhe e viktimës. Të mërkurën, hetuesit zbuluan se Torres ishte goditur me thikë mbi 17 herë. Herelle më pas e tërhoqi trupin e Torres në bagazhin e makinës së tij dhe u nis për shtëpinë e tij, ku e futi trupin e saj në një kuti dhe e fshehu në dollap, sipas raportimeve të policisë. Çifti ishte ndarë një muaj më parë dhe motra e viktimës zbulon se Herelle e kishte abuzuar fizikisht dhe emocionalisht Torresin. “Ndërsa shumica e 24-vjeçarëve po e planifikojnë karrierën dhe të ardhmen e tyre, motra ime kaloi disa nga muajt e fundit të jetës së saj e abuzuar, e degraduar, e tmerruar dhe e frikësuar”, raportoi motra e saj e madhe. “Irene tregoi guxim të jashtëzakonshëm duke e lënë marrëdhënien e saj abuzive dhe ishte shumë e lumtur kur e filloi jetën e saj të re, por një muaj më vonë ajo u vra brutalisht”, vazhdoi ajo.

(Kosova Sot Online )