Mbappe i afrohet Cavanit

  • A P /
  • 21 February 2023 - 15:32
Mbappe i afrohet Cavanit

Me 200 gola në 301 ndeshje të zhvilluara, Edinson Cavani është golashënuesi më i mirë në histori të Paris Saint-Germainit.

Megjithatë, ky rekord i sulmuesit uruguaian me gjasë do të kalohet shumë shpejt, shkruan “Gazeta Express”.

Në sezonin e tij të gjashtë në fanellën e parisienëve, Kylian Mbappé i ka realizuar 198 gola në 245 ndeshje.

Pra, veç dy gola e ndajnë ish-futbollistin e Monacos nga historia.

Tifozët shpresojnë që kjo të mund të arrijë në klasiken e së dielës kundër Marseillet në Ligue 1.

Përfaqësuesi francez mund të largohet nga “Parku i Princave” gjatë verës në drejtim të Real Madridit, por që do të mbetet në histori të klubit francez si golashënuesi më i mirë ndonjëherë.

Pa dyshim, Mbappé është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë sot. 

(Kosova Sot Online)