Xavi: Messi e di se Barça është shtëpia e tij

  • A.P /
  • 23 February 2023 - 13:57
Xavi: Messi e di se Barça është shtëpia e tij

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka folur për mediat një ditë para ndeshjes kthyese kundër Manchester Unitedit në UEFA Europa League.

Xavi po ashtu foli edhe për lojtarin e Paris Saint-Germain, Lionel Messi – i cili ende e ka të paqartë të ardhmen e tij.

“Messi e di që Barcelona është shtëpia e tij dhe dyert për të janë të hapura, këta e kam thënë shumë herë. Ai është miku im dhe ne jemi në kontakt të përhershëm. Një rikthim i mundëshm do të varët vetëm nga ai”, ka thënë Xavi

Kujtojmë që babai i yllit argjentinas është në bisedime me PSG-në për të bërë kontratën e re, por ende nuk është arritur asnjë marrëveshje.


(Kosova Sot Online)