Messi dhe Busquets mund të bëhen prapë shokë

  • A.P /
  • 24 February 2023 - 16:00
Messi dhe Busquets mund të bëhen prapë shokë

Lionel Messi dhe Sergio Busquets kanë përfunduar në radar të Inter Miamit.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri i klubit amerikan, Phil Neville.

Ylli argjentinas dhe ai spanjoll janë duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me klubet përkatëse.

Dhe, duket se futbollisti i Paris Saint-Germainit dhe i Barcelonës do të largohen prej klubeve aktuale për ta provuar një eksperiencë përtej Atlantikut.

“Ne duam t’i sjellim lojtarët më të mirë në botë në këtë klub. Messi dhe Busquets janë ata që kanë rënë në sy më së shumti viteve të fundit. Ata janë lojtarë të mëdhenj, të cilët mund t’i sjellin benefite këtij klubi dhe kësaj lige. Për MLS, kjo do të ishte një ndryshim i lojës”, deklaroi Neville për “The Times”

“Që kur i jam bashkuar Miamit, jemi lidhur me secilin lojtar të njohur të futbollit botëror. Nga Sergio Ramos, Dani Alves, Robert Lewandowski, Willian, Cesc Fàbregas, Luis Suárez… Ne gjithmonë do të lidhemi me lojtarët më të mirë në botë. Ne i kishim Gonzalo Higuaínin dhe Blaise Matuidin. E kemi mundësinë të sjellim lojtarë të njohur që po shkojnë drejt pensionimit”, përfundoi ish-futbollisti i njohur anglez.

Messi mund të rikthehet në Barcelonë ose të transferohet në ekipin nga Arabia Saudite, Al-Hilal, por e ka në opsion edhe vazhdimin e kontratës me PSG-në dhe transferimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 


(Kosova Sot Online)