Guardiola interesohet për kampionin e botës

  • A.P /
  • 26 February 2023 - 12:31
Guardiola interesohet për kampionin e botës

Manchester City është i fokusuar pas fituesit të Kupës së Botës të Brighton, Alexis Mac Allister.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola beson se ylli argjentinas, frymëzues në suksesin e vendit të tij në Katar vitin e kaluar, do të ishte shtimi i përsosur për skuadrën e tij këtë verë. 

Kampionët anglezë do të përballen me shumë konkurrencë për shërbimet e Mac Allister-it, megjithëse Chelsea, Arsenal dhe Liverpool pritet të bashkohen në një garë intensive.

Kjo do të ndezë një luftë për ofertat e transferimit, me vlerësimin prej 70 milionë funtesh që Brighton ia ka bërë yllit të tyre

Guardiloa, i cili gjithashtu dëshiron të nënshkruajë me Jude Bellingham, është i vendosur të freskojë opsionet e tij të mesfushës qendrore për sezonin e ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)