Ja pse Messi mungoi në ditëlindjen e gruas

  • A.P /
  • 28 February 2023 - 13:47
Ja pse Messi mungoi në ditëlindjen e gruas

Lionel Messi nuk mund të ishte në festën e ditëlindjes së gruas së tij, Antonela Roccuzzo të dielën derisa ai shkëlqeu në fitoren 3-0 kundër Marseille me Paris Saint-Germain.

Ylli argjentinas shënoi një gol dhe asistoi dy herë derisa PSG shënoi fitore komode në stadiumin Velodrome duke shkuar në tetë pikë më shumë në krye të Ligue 1. Shpërthimi i Messit në Marseille do të thotë që dikush ndjente mungesën e tij pasi që gruaja e tij po festonte ditëlindjen, me Roccuzzo që shpërndaoi një foto të saj me fëmijët në story të Instagramit ku poshtë saj kishte shkruar: Dhurata më e mirë e ditëlindjes. Na mungon @leomessi”.

Messi vazhdon formën e tij të mirë në fushë me dy gola dhe dy asiste në dy ndeshjet e fundit, derisa ai ka treguar vlerat e tij tek parisienër në mungesë te të lënduarit Neymar.

E ardhmja e 35 vjeçarit në kryeqytetin francez vazhdon të jetë në ajër, megjithatë, pasi që nuk ka lajme të reja për zgjatjen e kontratës së tij të tanishme – e cila skadon në verë – me disa raporte që e lidhin atë me një kthim në Argjentinë tek klubi i tij Newell’s Old Boys.


(Kosova Sot Online)