Mbappe: Do të luaja për Milanin

  • A.P /
  • 28 February 2023 - 14:32
Mbappe: Do të luaja për Milanin

Kylian Mbappé i ka bërë tifozët e Milanit të ëndërrojnë përkohësisht.

Ylli francez i është përgjigjur një tifozi para fillimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve të më të mirëve për vitin 2022, që u mbajt në Paris të Francës.

Në përgjigje të pyetjes për një të ardhme eventuale në Itali, ylli i Paris Saint-Germainit dhe i Kombëtares së Francës u përgjigj: “Nëse do të vija në Serie A, do ta bëja këtë për Milanin”.

Natyrisht, një mundësi e tillë për momentin është thuajse zero duke e pasur parasysh rrogën e tij stratosferike dhe qindra miliona eurot që i kërkon PSG-ja për shitjen e lojtarit, i cili shihet më afër transferimit në Real Madrid.

Sidoqoftë, tifozët “Rossoneri” mund të ëndërrojnë për të ardhmen…


(Kosova Sot Online)