Pavard e ka refuzuar ofertën e Interit në janar, tash po e tregon arsyen

  • S.A /
  • 03 March 2023 - 08:53
Pavard  e ka refuzuar  ofertën e Interit në janar, tash po e tregon arsyen

Interi kërkonte të nënshkruante me Benjamin Pavardin në afatin kalimtar të janarit, por lojtari hodhi poshtë këtë ofertë duke vazhduar kështu qëndrimin e tij te Bayern Munichi, shkruan "Kosova Sot Online".

 “Nerazzurrët” filluan të kërkonin një mbrojtës të ri në afatin kalimtar dimëror pasi Milan Skriniar konfirmoi se do të largohet si lojtar i lirë në verë.  Bayern Munichi konfirmoi publikisht ardhjen e një oferte për Pavardin në janar, por nuk e specifikoi dërguesin e kësaj oferte.

Duke folur për gazetën gjermane “Sport1”, mbrojtësi francez zbuloi se për të ofertë kishte dërguar Interi, teksa tregoi edhe pse e kishte refuzuar ofertën e klubit italian.

“Unë nuk jam nga ata që heq dorë në mes të rrugës. Qëllimi im ishte padyshim të qëndroja me Bayernin. Jam i vendosur të jap gjithçka për klubin dhe ekipin dhe dua të fitoj sa më shumë tituj me Bayernin”, deklaroi 26-vjeçari. Benjamin Pavard me kampionët gjermanë ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

(Kosova Sot Online )