Pas zbardhjes së aferës McGonigal dhe përfshirjes së Edi Ramës në këtë mega skandal, kryeministri i inkriminuar po përgatit edhe skenarin e një krimi elektoral

Pas zbardhjes së aferës McGonigal dhe përfshirjes së Edi Ramës në këtë mega skandal,  kryeministri i inkriminuar po përgatit edhe skenarin e një krimi elektoral
Pas zbardhjes së aferës McGonigal dhe përfshirjes së Edi Ramës në këtë mega skandal,  kryeministri i inkriminuar po përgatit edhe skenarin e një krimi elektoral

Gani Qarri

  • 03 March 2023 - 07:57

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Skenari mafioz i Edi Ramës dhe grupit të tij të inkriminuar, i cili ka kapur shtetin dhe institucionet e drejtësisë, duke shfrytëzuar këtë mega kapje kriminale, që ta përjashtojë nga zgjedhjet vendore të 14 majit bllokun opozitar të përfaqësuar nga PD dhe Sali Berisha, është një skenar tepër i rrezikshëm jo vetëm për ta eliminuar një subjekt politik dhe uzurpuar tërë pushtetin, por skenari në fjalë bëhet edhe më i rrezikshëm, nga pretendimet e Ramës për ta manipuluar një proces të tërë zgjedhor, në mënyrë që ta zhvendos vëmendjen nga skandali Charles McGonigal.

-I zënë ngushtë nga afera kriminale,me McGonigal, Edvin Kristaq Rama, duket hapur se është i përgatitur ta bëjë një krim edhe më të rëndë zgjedhor, qoftë edhe me çmimin e destabilizimit të tërë vendit dhe rrezikimin e shtetit me shpërthimin e një konflikti civil përmasash të mëdha, deri në një luftë të brendshme ndërmjet shqiptarëve! Prandaj kreu i demokratëve Sali Berisha ka denoncuar ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçkën, se ajo ka informuar ambasadorët që gjykatësit kanë vendosur të pengojnë regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit, e sipas zotit Berisha, Olta Xhaçka ka informuar edhe ambasadorët e huaj në Shqipëri për këtë vendim, menjëherë pasi Taulant Balla ka informuar opinionin për vendimin e gjykatës.

E gjithë kjo që po ndodhë, me përjashtimin e PD-së nga zgjedhjet e 14 majit, është karta e vetme që i ka ngelur për mbijetesë politike dhe përpjekja e fundit e Edvin Kristaq Ramës për ta mbajtur pushtetin me çdo kusht, nën kontroll dhe shpëtuar veten nga hetimi i drejtësisë përkundër involvimeve të shumëfishta në vepra të ndryshme të kundërligjshme, brenda dhe jashtë vendit. Pasi që, gjykimi lidhur me aferën McGonigal dhe humbja e pushtetit nënkupton edhe reforma të thella në sistemin e drejtësisë, vendosjen e ligjshmërisë dhe ç’kapjen e të gjitha shtyllave të shtetit, nga klani mafioz i Edi Ramës.

Pikërisht për këtë Berisha ka deklaruar se skandali kriminal i kryeministrit Rama nuk do të harrohet dhe nuk mundë të amnistohet sepse historia Rama-McGonigal është historia më e turpshme, kriminale dhe një skandal që nga ne, nuk duhet të tolerohet kurrë, andaj përveç McGonigal edhe Edi Rama e ka vendin në burg dhe duhet të shkojë pas tij, duke pasur të njëjtin gjykim dhe dënim nga drejtësia! Krye opozitari Berisha është shprehur se pasuritë publike shkojnë, që të gjitha për pasurimin e qeveritarëve të klientelës, apo oligarkëve të tyre dhe se është Edi Rama, si asnjë kryeministër tjetër në histori, ai që kontrakton edhe vrasës me pagesë për opozitën shqiptare, për të vrarë një forcë të tërë politike dhe shuar pluralizmin e demokracinë në Shqipëri.

Historia kriminale Rama-McGonigal, është historia më e turpshme, të cilën nuk mund të ketë komb tjetër në botë, përveç shqiptarëve, që do ta toleronte një skandal të tillë, andaj edhe Shqipëria dhe shqiptarët nuk duhet ta tolerojnë këtë, në asnjë mënyrë. E nëse ne rrimë duarkryq para këtij skandali, si shqiptar, i bëjmë vetes dhe Shqipërisë, shërbimin më të keq, akt që nuk na lejon të rrimë duarkryq dhe nuk do të rrimë duarkryq, në asnjë mënyrë, por do të veprojmë kundër këtij skandali. McGonigal, pas aktit të rëndë, e ka vendin në burg, por atje, pas tij, duhet të shkojë edhe Edi Rama i cili jo vetëm që paguan paratë dhe angazhon edhe pjesëtarët e korruptuar të FBI-së, kundër opozitës, por vazhdon bashkëpunimin me MsGonigal, në një kohë kur ai priste gjoba në Tiranë, gjobiste biznesmenë dhe përdorte pushtetin e SHBA-së, e të agjencisë së tij për të terrorizuar opozitën, dhe marrë peng qytetarët shqiptarë.

Njëkohësisht me dy mafioz, lejtnantë të Edi Ramës, Duçka dhe Neza, ata vendosën dhjetëra e dhjetëra gjoba, madje McGonigal përcaktonte se edhe kush do të merrte licencën e kush jo. Pra një akt i këtillë, është i pa përshkruar në gjithë historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, ka theksuar Dr.Berisha, ndaj nga ne kërkohet dhe ne do të flasim sa më zëshëm, që ti japim përgjigjen e merituar Edi Ramës, përndryshe të këqijat që ai ka bërë do të duken lule në krahasim me atë që do tu bëjë Shqipërisë dhe shqiptarëve, si njeri mafioz që nuk ka moral nuk respekton asnjë normë dhe nuk ka ligj, të cilin ai njeh".

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".