Interi do të përballet sot me Leccen

  • 05 March 2023 - 17:20
Interi do të përballet sot me Leccen

Interi do të përballet sot me Leccen, në kuadër të javës së 25-të në Serie A.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Guiseppe Meazza”, me fillim prej orës 18:00.

Të dy skuadrat hyjnë në këtë ndeshje pas humbjeve të regjistruara javën e kaluar. “Nerazzurrët” pësuan humbje minimale nga Bologna, kurse Lecce nga Sassuolo.

Interi është i treti në tabelë me 47 pikë, ndërsa Lecce ndodhet në pozitën e 15-të me 27 pikë.

(Kosova Sot Online)