Asensio mund t’i bashkohet Barcelonës

  • A.P /
  • 06 March 2023 - 17:50
Asensio mund t’i bashkohet Barcelonës

Real Madridi ende nuk ka zgjidhur disa situata kontratash me disa prej futbollistëve, të cilët tashmë e kanë vënë në dyshim të ardhmen e tyre te klubi mbretëror.

Marco Asensio është njëri prej futbollistëve që mund të largohet si i lirë në afatin kalimtar të verës

Spanjolli ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor. Pavarësisht raportimeve për progres në bisedimet për rinovim, kjo ende nuk ka ndodhur.

Dhe, sipas “Sport”, Asensio tani është i gatshëm të dëgjojë ofertën e Barcelonës këtë verë. Kishte raporte në shtator se “Blaugranët” ishin të interesuar për të. Ata gjithashtu u përpoqën ta transferonin kur ishte 18-vjeç, por “Los Blancos” e fituan garën.

Sipas mediumit spanjoll, Barcelona e pëlqen 27-vjeçarin dhe e sheh si mundësi të mirë për të nënshkruar me të si futbollist të lirë.

Arsenali dhe Milani besohet se gjithashtu po monitorojnë situatën e Asensios. 

(Kosova Sot Online)