Superliga në mesjavë me ndeshje tejet interesante

  • A.P /
  • 06 March 2023 - 19:10
Superliga në mesjavë me ndeshje tejet interesante

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë në mesjavë me ndeshjet e javës së 24-t.

Kjo javë do të sjellë shumë ndeshje interesante, teksa spikat derbi mes Ballkanit dhe Dritës, që do të zhvillohet ditën e enjte.

Ballkani është lider në tabelë me 49 pikë, dy më shumë se Drita që renditet e dyta.

Një tjetër derbi do të zhvillohet në po të njëjtën ditë, mes skuadrave që renditen në pozitat tre dhe katër, Gjilanit dhe Prishtinës.


Gjilani ka 38 pikë, kurse Prishtina 31.

Tri ndeshjet tjera të kësaj jave do të zhvillohen të mërkurën. Llapi i shkon Ferizajt, Drenica e pret Trepçën ’89, kurse Malisheva takohet me Dukagjinin.


(Kosova Sot Online)