Ish-gruaja e Dani Alvesit e mbron ish bashkëshortin: Ai është i pafajshëm

  • S.A /
  • 07 March 2023 - 13:04
Ish-gruaja e Dani Alvesit e mbron ish bashkëshortin:  Ai është i pafajshëm

Dani Alves po qëndron në paraburgim që nga mesi i janarit me akuzën për përdhunimin e një vajze 23 vjeçare.

Futbollisti brazilian i rrezikon deri në 10 vjet burg nëse konfirmohen akuzat në drejtim të tij, shkruan "Kosova Sot Online".

Sidoqoftë, ish-gruaja e tij, Dinorah Santana ka dalë publikisht në mbrojtje të ish-futbollistit të Barcelonës pasi e vizitoi atë në qendrën e paraburgimit.

“Unë dhe fëmijët e tij besojmë që është i pafajshëm. Nuk ia kam kërkuar asnjë version sepse e dimë se është i pafajshëm, nuk kemi asnjë dyshim në këtë aspekt”, deklaroi ajo për mediumin spanjoll “Sport”, përcjell “Kosova Sot Online".

Alves po mbahet në qendër të paraburgimit në Barcelonë, ku akuzohet se në fund të dhjetorit në një diskotekë në këtë qytet bëri sulm seksual ndaj një vajze. 

(Kosova Sot Online )