Chelsea synon përmbysjen ndaj Dortmundit

  • A.P /
  • 07 March 2023 - 19:53
Chelsea synon përmbysjen ndaj Dortmundit

Chelsea dhe Borussia Dortmundi do të zhvillojnë sonte ndeshjen e dytë apo të kthimit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Stamford Bridge”, me fillim prej orës 21:00.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Signal Iduna Park” ishte fituar nga gjermanët me rezultatin minimal, 1:0.

(Kosova Sot Online)