Lewandowski s’e ka ndërmend të ndalet

  • A.P /
  • 10 March 2023 - 14:54
Lewandowski s’e ka ndërmend të ndalet

Robert Lewandowski insiston se do të luajë edhe disa vite në nivele të larta para pensionimit.

Edhe pse 34 vjeç, sulmuesi polak nuk ka dhënë shenja të plakjes dhe është në formë mjaft të mirë.

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe i Bayern Munichut e ka shprehur dëshirën për të luajtur edhe për disa vite, mbi të gjitha në “Camp Nou”.

“Unë nuk po mendoj se edhe sa vite do të jem në Barcelonë. Unë ende mendoj se mund të luaj për disa vite të tjera në nivele të larta, por nuk e di se për sa vite. Jam i sigurt se nuk do të jenë edhe një apo dy. Do të jenë më shumë”, deklaroi Lewandowski për “Barca Magazine”.

Pasi fitoi gjithçka me Bayernin, Lewa vitin e kaluar e realizoi ëndrrën e tij të kamotshme për të luajtur për Barcelonën.

(Kosova Sot Online)