Interi do të luajë sonte në udhëtim te Spezia,

  • A.P /
  • 10 March 2023 - 19:50
Interi do të luajë sonte në udhëtim te Spezia,

Interi do të luajë sonte në udhëtim te Spezia, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serie A.

Kjo ndeshje do të luhet nga ora 20:45, në stadiumin “Alberto Picco”

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi synon të vazhdojë me fitore, pas triumfit në javën e kaluar ndaj Lecces (2:0).

Interi është i dyti në tabelë me 50 pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër, skuadra e drejtuar nga Leonardo Semplici nuk di për fitore në shtatë ndeshjet e fundit, duke regjistruar katër humbje e tre barazime.

Spezia ka 21 pikë në pozitën e 17-të.


(Kosova Sot Online)