Barça ta transferojë Bernardo Silvan

  • A.P /
  • 13 March 2023 - 13:44
Barça ta transferojë Bernardo Silvan

Bernardo Silva duket se do të mbetet veç një ëndërr për Barcelonën.

Futbollisti portugez me gjasë do të qëndrojë në Manchester City pasi “Blaugrana” nuk janë të gatshme t’i paguajnë 70-80 milionë euro për futbollistin, ani pse ky i fundit do ta pëlqente një transferim të mundshëm në “Camp Nou”.

Por, mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” raporton se nuk përjashtohet mundësia që megjithatë gjiganti katalunas “të peshkojë” në shtëpinë e “Citizens

Profili i Ilkay Gundogan i intrigon drejtuesit e klubit spanjoll, por lideri i La Ligas është duke e monitoruar me kujdes edhe Dani Parejon e Villarrealit.

Pra, këto janë dy alternativat e Barçës për mesfushën e sezonit të ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)