Tifozët në Lisbonë me thirrje që çmimi Puskas t’i jepet Nuno Santos

  • S.A /
  • 14 March 2023 - 16:31
Tifozët në Lisbonë me  thirrje që çmimi Puskas t’i jepet Nuno Santos

Golat më të mirë zakonisht vijnë nga improvizimet më të çmendura, ashtu si, në një nga ato ndeshjet gjeniale që na jep futbolli herë pas here. Nuno Santosit në minutën e 17-të i erdhi një ide e shpejtë nëpër kokë për të përdredhur topin pas portierit të Boavistas – për t’i dhënë epërsinë 1-0 Sporting Lisbonës në stilin rabona, përcjell "Kosova Sot Online".

Anësori i majtë ishte në sulm dhe tashmë gjendej në zonën e kundërshtarit, prej nga e ktheu asistimin e Youseff Çermit në një vepër arti.

Me një gjuajtje të stilit rabona, ai plasoi topin drejt e në këndin e sipërm.

Gjigantët e Lisbonës vazhduan të fitojnë ndeshjen 3-0, derisa gjenden në vendin e katërt me 50 pikë, 15 më pak se lideri, Benfica.

(Kosova Sot Online )