Guardiola sinonim i spektaklit

  • A.P /
  • 15 March 2023 - 15:53
Guardiola sinonim i spektaklit

Për të tretën herë radhazi, një skuadër e drejtuar nga Pep Guardiola e merr një fitore të thellë në fazën eliminuese direkte të Ligës së Kampionëve.

Manchester City fitoi mbrëmë me rezultat 7:0 ndaj Leipzigut në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Championsit.

Kjo i kishte ndodhur edhe në vitin 2015 kur ishte trajner i Bayern Munichut pasi e kishte mposhtur Shakhtar Donetskun me rezultat identik, njëjtë si Schalken më 2019.

Veç në vitin 2012 nuk ka hyrë në këtë statistikë, kur Bayerni drejtohej nga Jupp Heynckes e kishte demoluar Baselin.

Pra, Guardiola është bërë sinonim i spektaklit dhe i fitoreve të thella. 

(Kosova Sot Online)