Pse tifozët e PSG-së janë kundër Messit?

  • A.P /
  • 16 March 2023 - 14:55
Pse tifozët e PSG-së janë kundër Messit?

Lionel Messi nuk e ka vazhduar ende kontratën me Paris Saint-Germainin.

Klubi spanjoll po planifikon t’ia vazhdojë atë edhe për një vit, në rast se pranon kampioni i freskët i botës, të cilit ajo aktuale do t’i skadojë në fund të këtij sezoni.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë kishte përfunduar në “Parkun e Princave” në vitin 2021 si lojtar i lirë pasi ishte ndarë me Barcelonën, ku e kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës.

Përkundër suksesit të jashtëzakonshëm me Argjentinën në Kupën e Botës, 35 vjeçari është akuzuar se nuk ka dhënë mjaftueshëm në Paris dhe se nuk ka qenë i lidhur aq shumë me klubin dhe me ekipin.

Për këtë arsye, mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” njofton se liderët e grupeve të tifozëve të PSG-së kanë përgatitur diçka para ndeshjes së Ligue 1 në shtëpi kundër Rennes.

“Ne do ta vërshëllejmë Messin këtë të duel. Ai ka rrogë shumë më të madhe në krahasim me atë që e ofron në fushën e blertë”, thonë përfaqësuesit e tifozëve të klubit parisien.

Thuhet se tifozët parisienë e shohin Messin si fajtorin kryesor për eliminimin nga Liga e Kampionëve nga Bayern Munichu në të tetën e finales.

Argjentinasi dështoi të dilte në pah në përballjen e dyfishtë me bavarezët.

Protestat kundër Messit në duel me Rennes nuk pritet të jenë të organizuara, ndërsa nuk dihet ende nëse do të vërshëllehet ish-futbollisti i Barcelonës edhe në periudhën kur do të thirret emri i tij tek formacionet para lojës. 


(Kosova Sot Online)