Ja pse Messi u largua nga stërvitja

  • A.P /
  • 17 March 2023 - 20:50
Ja pse Messi u largua nga stërvitja

Ndryshe nga raportime tjera, sipas “GFFN”, bazuar në burimet e tyre, dje nuk pati ndonjë përplasje mes Lionel Messit dhe Christophe Galtier.

Së fundmi u raportua se ylli argjentinas u largua më herët nga seanca stërvitore e Paris Saint-Germainit në “Camp des Loges”, pasi nuk u pajtua me një ide stërvitjeje të trajnerit

“GFFN” ka raportuar se sipas burimeve të kontaktuara, nuk ka asnjë përçarje mes Messit dhe Galtierit.

35-vjeçari thuhet se kërkoi të largohej më herët nga seanca stërvitore pasi ndjeu një shqetësim në muskulin aduktor

Nuk është ende e qartë nëse ky shqetësim do ta lë Messin jashtë nga ndeshja e së dielës, kundër Stade Rennais.

Galtier, i paraqitur së fundmi në konferencë për media, foli rreth shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”, por jo rreth kësaj çështjeje.

Trajneri i parisienëve vetëm konfirmoi se bisedimet po vazhdojnë të zhvillohen për rinovimin e kontratës së Messit. Ai gjithashtu tha se ish-sulmuesi i Barcelonës është i lumtur te PSG-ja. 

(Kosova Sot Online)