Ky është Ylli i MMA që humbi jetën pas aksidentit me motoçikletë

  • S.A /
  • 21 March 2023 - 09:44
Ky është Ylli i MMA që  humbi jetën pas aksidentit me motoçikletë

Luftëtari i MMA, Iuri Lapicus, e ka humbur jetën pas një aksidenti me motoçikletë në Itali që e la në koma për tri ditë, shkruan "Kosova Sot Online".

Ai e kishte humbur kontrollin të premten dhe ishte përplasur me një automjet që e drejtonte një grua 69 vjeçare në provincën milaneze, Pogliano Milanese. Kur shërbimet emergjente arritën në vendin e ngjarjes, 27-vjeçari ndodhej në koma, pasi ishte hedhur disa metra larg nga forca e përplasjes.

Lapicus është dërguar me helikopter në spitalin Niguarda, ku ka qëndruar për tri ditë në kujdesin intensiv, mirëpo mjekët nuk kanë arritur ta shpëtojnë. Ylli moldavo-italian ka marrë pjesë në 16 meçe profesionale të MMA duke i fituar 14 prej tyre në një seri fitoresh, para se ta pësonte humbjen e parë në vitin 2020.

Katër nga fitoret ishin me nokaut, të tjerat me dorëzim të kundërshtarëve, ndërsa 13 sosh i ka fituar që në raundin e parë. 

(Kosova Sot Online )