Lexoni edhe:
Haalandi i lënduar do të mungojë në ndeshjet e marsit
Futbollisti afrikan Emmanuel Adebayor ka vendosur të përshëndetet përfundimisht nga futbolli profesionist, transmeton "Kosova Sot Online".
39 vjeçari ka njoftuar edhe zyrtarisht për lamtumirën e tij nga ky sport pas një karriere të bujshme dhe të pasur.
Haalandi i lënduar do të mungojë në ndeshjet e marsitLexoni edhe:
Sulmuesi togolez kishte luajtur në klube të mëdha evropiane si Real Madrid, Arsenal e Manchester City e Tottenham, ndërsa kishte eksperienca edhe në Metz, Crystal Palace, Istanbul Basaksehir, Kayserispor, Olimpia dhe në fund, në vitin 2021 në ekipin nga Togo, Semassi. Gjithashtu, i ka zhvilluar 85 dhe i ka realizuar 32 gola me Kombëtaren e Togos. Adebayor i ka falënderuar të gjithë tifozët që e mbështetën gjatë karrierës së tij.
“Nga ngritjet e deri tek rëniet, karriera ime ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm. I falënderoj tifozët që ishin me mua në çdo hap që e kam bërë. U jam mirënjohës për gjithçka dhe mezi pres ta nis etapën e re të jetës”, u shpreh Adebayor.
(Kosova Sot Online )