Laura Fazliu shkon në finale të Grand Slamit, i siguron medaljen e argjendtë Kosovës dhe lufton për të arten

  • S.A /
  • 25 March 2023 - 12:16
Laura Fazliu shkon në finale të Grand Slamit, i siguron medaljen e argjendtë Kosovës dhe lufton për të arten

Laura Fazliu është kualifikuar në finale të Grand Slamit të Tbilisit.Xhudistja kosovare me këtë rast i siguroi medalje Kosovës në garën që po mbahet në Gjeorgji, transmeton "Kosova Sot Online".

Në gjysmëfinale, ajo e mposhti me Ippon australianen Katharina Haecker, për ta siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë, ndërsa do të luftojë për të artën. Laura po garon në kategorinë deri në 63 kilogramë, ndërsa deri tash i ka rrahur kundërshtaret një pas një

.

Fazliu e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mundi kinezen Jing Tang.Tutje, në rrethin e tretë ishte më e mirë se francezja Gaetane Deberdt, kurse në çerekfinale e mundi britaniken Gemma Howell, njëherësh kampione aktuale evropiane. Në finale, Laura do të ketë punë me britaniken Lucy Renshall. Paraprakisht, dje medalje të argjendta fituan dy kampionet olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. 

(Kosova Sot Online )