Barcelona heq dorë nga Silva

  • A.P /
  • 02 April 2023 - 14:34
Barcelona heq dorë nga Silva

Barcelona raportohet se ka hequr dorë nga mundësia për të transferuar Bernardo Silvan, shkaku i krizës financiare me të cilën po përballet klubi.

Reprezentuesi portugez ka qenë prej kohësh objektiv i katalunasve, teksa besohet se edhe atij i pëlqente ideja për t’u transferuar në “Camp Nou”

Por, 28-vjeçari nuk pritet të transferohet te Barcelona, pasi klubi nga La Liga nuk mund ta përballojë transferimin e tij. Manchester City thuhet se kërkon 100 milionë euro për shitjen e tij.

Silva me “Qytetarët” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Sipas mediumit britanik “Express”, Barça e ka informuar edhe agjentin e lojtarit se nuk do të lëvizin për të.

Megjithatë, Barcelona thuhet se do të tentojë ta bindë mesfushorin tjetër të Manchester Cityt, Ilkay Gundoganin, për të nënshkrua me ta.

Nënshkrimi me 32-vjeçarin duket më i mundshëm, duke marrë parasysh se reprezentuesit gjerman do t’i skadojë kontrata pas përfundimit të sezonit aktual. 


(Kosova Sot Online)