Potter e refuzon ofertën e një tjetër klubi anglez

  • A.P /
  • 03 April 2023 - 19:28
Potter e refuzon ofertën e një tjetër klubi anglez

Graham Potter raportohet se ka refuzuar mundësinë për t’u bërë me skuadër të re, vetëm një ditë pasi u shkarkua nga Chelsea.

Sipas “talkSPORT”, trajneri anglez refuzoi ofertën e Leicester Cityt.

Arsyeja e refuzimit të kësaj oferte thuhet se është pasi Potter dëshiron të pushojë së paku deri në fund të sezonit aktual.

“Dhelprat” janë admirues prej kohësh të 47-vjeçarit dhe kontaktuan përfaqësuesit e tij, por ai vendosi të mos e marrë këtë detyrë tani.

Leicester City tani duhet të gjej një trajner të ri diku tjetër pas shkarkimit të Brendan Rodgers.

Në anën tjetër, edhe Chelsea është në kërkim të një trajneri të ri. Julian Naggelsman besohet të jetë favoriti për të pasuar Potterin tek “Blutë”. 


(Kosova Sot Online)