Zhegrova: Jam i lumtur për golat

  • A.P /
  • 04 April 2023 - 11:26
Zhegrova: Jam i lumtur për golat

Edon Zhegrova ndihet mjaft i lumtur për dy golat e tij dhe për fitoren e Lillet në fundjavë.

Ylli kosovar u inkuadrua në fund të ndeshjes me Lorientin duke i realizuar dy gola për tetë minuta, me ç’rast u bë hero i ekipit të tij.

Edhe pse luajti pak, ai është i gëzuar që ishte në gjendje ta vendoste lojën, e cila në ato momente ishte e nivelizuar, 1:1.

“Edhe nëse hyn në lojë për pesë, dhjetë apo 20 minuta, duhet ta japësh më të mirën nga vetja çdo herë që trajneri ta jep rastin. Është po ashtu stil i lojës sime, sepse unë mund ta ndryshoj lojën. Këtë e bëra dhe jam mjaft i lumtur që ia sigurova tri pikë ekipit”, deklaroi fillimisht Zhegrova në një intervistë me “le11hdf.fr”.

(Kosova Sot Online)