Liverpooli s’ka vend për gabime

  • A.P /
  • 04 April 2023 - 16:05
Liverpooli s’ka vend për gabime

Premierliga do të vazhdojë sonte me katër ndeshje të mbetura të xhiros së 28-të të saj.

Pa dyshim, dueli kryesor i natës do të jetë ai mes Chelseat dhe Liverpoolit

“Blues” e shkarkuan së fundmi trajnerin Graham Potter pas një serie të tmerrshme rezultatesh, të cilët e lanë jashtë “Top 4”, që nënkupton se “Blues” i kanë humbur gjasat për të luajtur në Champions League në sezonin e ardhshëm.

Sidoqoftë, klubi më i përforcuar në afatin kalimtar të janarit e kërkon këndelljen sonte, një javë para sfidës së dyfishtë me Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Nga ana tjetër, Liverpooli nuk ka më vend për gabime nëse dëshiron t’i mbajë gjallë shpresat e vogla që i ka për të shkuar në Champions në edicionin e ardhshëm.

“Reds” janë të obliguar t’i marrin tri pikë në “Stamford Bridge”, në mënyrë që ta ndjekin deri në fund të sezonit pozitën e katërt

Ndeshja mes Chelseat dhe Liverpoolit do të luhet sonte duke filluar nga ora 21:00. 

(Kosova Sot Online)