Lampard pritet të marrë drejtimin e Chelseat

  • A.P /
  • 05 April 2023 - 20:53
Lampard pritet të marrë drejtimin e Chelseat

Frank Lampard do të marrë drejtimin e Chelseat si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.

Lampard ishte i pranishëm në Stamford Bridge të martën mbrëma për të parë barazimin 0-0 të Blues me Liverpool-in në ndeshjen e parë të epokës pas Graham Potter. 

Pasi ish- trajneri i Brighton u shkarkua të dielën, ish-asistenti i tij Bruno Saltor mori përgjegjësinë për detyrat e ekipit të parë për mbrëmjen – dhe duket se do të qëndrojë në post derisa të gjendet një zëvendësues i përhershëm. 

Në vend të kësaj, Chelsea i është drejtuar Lampardit, i cili u shkarkua si  trajner i Evertonit  në fillim të këtij viti.

(Kosova Sot Online)