Napoli kthehet te fitorja

  • A.P /
  • 07 April 2023 - 21:05
Napoli kthehet te fitorja

Pas humbjes nga Milani javën e kaluar, Napoli u rikthye sonte te fitorja në Serie A, duke bërë kështu një hap tjetër drejt titullit të kampionit.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të, skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti fitoi në udhëtim kundër Lecces,

Giovanni Di Lorenzo (18′) dhe Antonino Gallo (64′ – autogol) shënuan për fitoren e napolitanëve.

Federico Di Francesco (52′) e shënoi golin e vetëm për vendasit.

Napoli pas kësaj fitore ka 74 pikë në krye të tabelës, 19 më shumë se Lazio.

Lecce është në pozitën e 16-të me 27 pikë.

(Kosova Sot Online)