Fiorentina e gatshme të shesë Amrabatin

  • A.P /
  • 07 April 2023 - 22:43
Fiorentina e gatshme të shesë Amrabatin

Objektivi i Barcelonës, Sofyan Amrabat, raportohet se do të lejohet nga Fiorentina që të largohet në afatin kalimtar të verës.

Ai ishte shumë i lidhur me një lëvizje drejt “Camp Nou” edhe në afatin e janarit, por nuk u realizua dhe mesfushori mbeti në “Artemio Franchi”

Agjenti i Amrabat, Mohamed Sinouh, ka deklaruar se Fiorentina është gati të dëgjojë ofertat për klinentin e tij në afatin e verës.

“Për momentin nuk kemi ndonjë ofertë për verën, por Fiorentina është e gatshme të dëgjojë”, ka thënë ai, raporton “Mundo Deportivo”.

“Është një premtim që ata bënë kur presidenti refuzoi ofertat e dimrit. Ne morëm shumë oferta në janar, duke përfshirë ato nga Manchester United dhe Barca, por një marrëveshje nuk mund të arrihej. Presidenti i Fiorentinas refuzoi ta shesë, sepse ai përfaqësonte një vlerë të fortë pas Kupës së Botës”, shtoi Sinouh.

Kontrata aktuale e 26-vjeçarit me klubin italian skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Fiorentina thuhet se do të pranonte një ofertë për largimin e tij nëse është së paku 25 milionë euro.

Liverpooli besohet se është një prej klubeve tjera që po monitoron situatën e marokenit.


(Kosova Sot Online)