Baena reagon pas sulmit nga Valverde

  • A.P /
  • 09 April 2023 - 11:10
Baena reagon pas sulmit nga Valverde

Federico Valverde dhe Alex Baena u përfshin në një incident pas ndeshjes mes Real Madridit dhe Villarrealit mbrëmë, që u fitua nga këta të fundit me rezultatin 2:3.

Uruguaiani u raportua se ka sulmuar fizikisht anëtarin e skuadrës mysafire, shkruan Gazeta Express.

Valverde thuhet se e priti atë në parkingun e autobusit dhe më pas e sulmoi duke e goditur me grusht në fytyrë.

Baena ishte në telefonin e tij dhe nuk e priste. Besohet se klubi i Villarrealit posedon incizimet, teksa rasti po hetohet nga policia spanjolle.

E gjithë kjo thuhet se ndodhi pasi Baena bëri një koment për djalin e Valverdes.

Megjithatë, kjo është mohuar nga mesfushori spanjoll, i cili ka bërë një reagim përmes rrjeteve sociale.

“Shumë i lumtur me fitoren mbresëlënëse të skuadrës në një stadium si Santiago Bernabeu, por në të njëjtën kohë shumë i trishtuar për agresionin që pësova pas ndeshjes dhe i befasuar nga ajo që flitet për mua. ËSHTË PLOTËSISHT E RREME QË E THASH ATË”, ka shkrua Baena.

(Kosova Sot Online)