Llapi e deklason Drenicën

  • A.P /
  • 09 April 2023 - 17:23
Llapi e deklason Drenicën

Fitore sot shënoi edhe Llapi që e deklasoi Drenicën në “Zahir Pajaziti” 4:0.

Gerhard Progni në të 6-tën dhe Firmino në të 44-tën shënuan dy golat e pjesës së parë.

Në 10 minutat e fundit Llapi shënoi edhe dy herë. Festim Alidema realizoi në të 81-tën, kurse Kurtaj shënoi për epilogun e ndeshjes katër minuta më vonë.

Me këtë fitore, Llapi shkon në kuotën e 39 pikëve në vendin e katërt, kurse Drenica e fundosur në pozitën e 10-të me vetëm 23 pikë të grumbulluara. 

(Kosova Sot Online)