Ja çka tha Valverde pas grushtimit të Baenas

  • S.A /
  • 10 April 2023 - 09:17
Ja çka tha Valverde pas grushtimit  të Baenas

Federico Valverde ka folur për herë të parë pas incidentit që ndodhi pas përfundimit të ndeshjes Real Madrid – Villarreal, e ku protagonist ishte vetë ai, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mesfushori kreativ i “Los Blancos” e priti tek garazhet e stadiumit “Santiago Bernabeu”, lojtarin kundërshtar, Alex Baena, të cilin e grushtoi.

Përfaqësuesi spanjoll thuhet se iu përgjigj fizikisht futbollistit të “Nëndetëses së Verdhë”, i cili e provokoi gjatë lojës, duke ia përmendur familjen, respektivisht djalin e tij.

E i pyetur nëse dëshiron ta komentojë këtë incident nga emisioni “LaSecta Deportes” në Valdebebas, Valverde ishte i shkurtër në deklaratën e tij: “Jo, jo. Më vjen keq”, ka thënë shkurt futbollisti madrilen.

Natyrisht, ndaj tij pritet të ndërmerren masa, si nga Real Madridi, ashtu edhe nga Federata Spanjolle. 

(Kosova Sot Online )