Adesanya e ‘dërgoi në gjumë’ Alex Pereiran me një nokaut të ‘çmendur’, e rifiton titullin në peshën e mesme

  • S.A /
  • 10 April 2023 - 08:29
Adesanya e ‘dërgoi në gjumë’ Alex Pereiran me një nokaut të ‘çmendur’,  e rifiton titullin në peshën e mesme

Israel Adesanya ka prodhuar një nga fitoret më të mëdha me nokaut në historinë e UFC për të ruajtur titullin kampion në peshën e mesme, transmeton "Kosova Sot Online".

Meçi mes Adesanya dhe Pereira ka qenë një nga rivalitetet më intensive në historinë e kohëve të fundit të MMA-së, dhe përballja e tyre e dytë në UFC ka dhuruar më shumë sesa pritej.

Megjithatë, në luftën e zhvilluar në Miami, Adesanya arriti ta mposht Pereiran dhe ta mbrojë titullin kampion në peshën e mesme në UFC. 

Raundi i parë ishte i çuditshëm me secilin luftëtar që dëshironte të ndjente njëri-tjetrin duke e bërë të vështirë luftën.

Të dy luftëtarët dukeshin se synim kanë goditjen me këmbë dhe të ulëta, ku pati edhe nga ato goditje të forta. 

Por, raundi i dytë ishte hala më i ‘nxehtë’ dhe vuri në pah goditjen e forta nga të dy luftëtarët që shpeshherë ia vështirësonin meçin njëri-tjetrit.

Në fund të këtij raundi, Adesanya ishte i papërmbajtshëm me një goditje të fortë me të djathtë, e cila veçse e rrëzojë në tokë Pereiran.

Në tokë, “The last stylebender” nuk është se pati nevojë të jap ndonjë goditje tjetër të fortë, pasi nokauti kishte ndikuar mjaftueshëm dhe gjyqtari ndërpreu ndeshjen.

Me ktë fitore, luftëtari nigerian shkon në një rekord prej 24 fitoreve dhe 2 humbjeve.

(Kosova Sot Online )