Xavi kundër largimit të Busquets nga Barcelona

  • S.A /
  • 10 April 2023 - 14:02
Xavi kundër  largimit të  Busquets nga  Barcelona

Xavi Hernandez nuk ka hequr ende dorë nga Sergio Busquets. Mesfushori spanjoll është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me Barcelonën dhe flitet se do të largohet nga Camp Nou gjatë verës që vjen, transmeton "Kosova Sot Online ".

Për 34 vjeçarin spekulohet se mund të transferohet në ligën amerikane – MLS.

Mirëpo, trajneri katalunas shpreson që ta bindë veteranin e mesfushës që të vazhdojë të luajë në Barcelonë së paku edhe një vit tjetër.

Xavi beson se ish-përfaqësuesi spanjoll mund të japë kontribut edhe një vit në klubin spanjoll.

Tash, topi mbetet tek Busquets, i cili për momentin është i pavendosur. 

(Kosova Sot Online )