Mesut Ozil përfundon në listat e presidentit Erdogan

  • A.P /
  • 10 April 2023 - 15:38
Mesut Ozil përfundon në listat e presidentit Erdogan

Ish-futbollisti i njohur Mesut Ozil raportohet se pas tërheqjes nga karriera e tij si sportist profesionist do të ndjekë rrugën e politikës. Mediat vendase bëjnë me dije se emri i Ozil është në listën e kandidatëve të partisë qeverisëse AKP të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të zhvillohen në Turqi më 14 maj, ndërsa Erdogan kohët e fundit njoftoi se “emra befasues” do të shfaqen në listën e kandidatëve, duke përfshirë një emër nga industria e sportit.

Nuk është çudi që Ozil kandidon për partinë e Erdoganit, pasi ish-futbollisti doli hapur si mbështetës i Erdoganit vite më parë dhe në vitin 2019 presidenti i Turqisë ishte edhe pjesëmarrës në dasmën e ish-mesfushorit me origjinë turke që përfaqësoi kombëtaren e Gjermanisë.

(Kosova Sot Online)