Agjenti i Smalling arrin në Itali

  • A.P /
  • 10 April 2023 - 22:51
Agjenti i Smalling arrin në Itali

Kontrata e ish mbrojtësit të Manchester United përfundon në sezonin e tij të fundit, edhe pse ka opsionin për ta zgjatur edhe për një vit tjetër. 

Roma dhe në veçanti drejtori sportiv Tiago Pinto dëshiron që ta mbajnë Smalling në “Olimpico” për më gjatë, por po ashtu shpreson që 33 vjeçari do të duhet që ta zvogëlojë pagën e tij aktuale.

Sipas Gazzetta dello Sport, oferta e tanishme në tavolinë përfshinë zgjatjen e saj për 2 vite me një reduktim të pagës nga 3.5 milionë euro në sezon sa merr për momentin Smalling.

Smalling, gjithashtu, ka shprehur dëshiron që të qëndrojë në Romë më shumë së ky sezon.

(Kosova Sot Online)